Search
Vajza e ndau, djali e bën të vdekur në mes të plazhistëve
- TheAlbanian Times
- Jul 5, 2017
- 1 min read
Disa minuta më parë në plazhin e Velipojës ka ndodhur një ngjarje e pabesueshme për sytë e pushuesve.
Një djalë i moshës 20 vjeç është grindur me të dashurën e tij 21-vjeçare, pasi kjo e fundit u nda nga ai. Pasi vajza e la, situata ka përshkallëzuar në grushta e shkelma midis të rinjve.
Shtetasi me inicialet S.P e ka ndjekur nga pas të renë dhe më pas e ka rrahur në sy të të gjithë pushuesve.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P, vjeç 20, banues në Shkodër pasi dyshohet se në qendër të plazhit Velipojë, ka përndjekur dhe ka goditur me grushte, ish të dashurën shtetasen S.Y, vjeç 21. Nenet 121/a e 90 të Kodit Penal.

Comments