Studimi shokues që po trondit botën, vajzat e diplomuara po "ngrijnë" vezët e tyre
- TheAlbanian Times
- Jul 6, 2017
- 1 min read
Hulumtimet e fundit të një studimi të ri për vajzat studioze kanë ngjallur reagime të shumta në botë.
Ky studim flet për një taktikë shumë të çmendur dhe të komplikuar mjekësore të vajzave që janë diplomuar, të cilat po "ngrijnë" vezët e tyre për të mos bërë fëmijë.
Studim ka qenë shumë surprizues ka filluar të përhapet shumë në SHBA.
Shumica e vajzave të intervistuara po ngrijnë vezët e tyre sepse ato mendojnë se nuk ka meshkuj po aq të edukuar sa ato dhe numri i atyre që janë të përshtatshëm për të qenë baballarët e fëmijëve të tyre është duke rënë në masë.
I njejti trend i ‘ngrirjes’ së vezëve është përhapur shumë edhe në Kinë. Edhe vajzat kineze kanë dhënë të njëjtin justifikim për këtë akt. Ato janë shprehur se është e pamundur që të gjejnë meshkuj që kanë të njëjtin nivel arsmor dhe logjik si ato, ndaj është e kotë që ato të riprodhohen.
Ndërkohë që profesori i universitetit UCA e ka vazhduar edhe më tepër hulumtimin duke dalë në konkluzionin se në fakt po të shohësh shifrat e atyre që diplomohen nga Universiteti, meshkujt janë në minorancë të dukshme ndaj femrave, çka është një tregues i qartë se niveli i femrave të edukuara është më i madh se i meshkujve. /joq.al/

Comments