top of page

Si u tall Lali Leku me tironsit dhe ia dha parkun oligarkëve, rekorde skandaloze për 2 vite

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 5, 2017
  • 1 min read

Në vitin 2015, kur kërkonte nga tiransit votën për tu bërë kryetar bashkie, Lali Leku premtoi shumë për këtë qytet, e ndër të tjera thoshte me bindje të plotë se Tirana është e mbingopur me ndërtime, në të nuk ka nevojë të bëhen komplekse të reja pallatesh, duke qenë se janë mbi 8 mijë apartamente të shitura.

Por interesat klienteliste të oligarkëve ndryshojnë nga momenti në moment dhe Lali Leku i ka rënë lapsit mirë duke dhënë një tjetër leje për ndërtimin e një kompleksi në zonën e ish-parkut të autobusëve, në vend të një lulishteje.

Nëse i keni harruar premtimet e kota të Lali Lekut, të cilat ndoshta e gënjyen këtë popull dhe i dhanë postin e rëndësishëm, i gjeni më poshtë disa prej tyre sa për rikujtim.

2015:

Premtim: Moratorium ndërtimesh në Tiranë;

Premtim: Nuk kam ndërmend të hyj në histori si njeri që dha leje për pallate;

Premtim: Dua të mbahem mend si njeri që ndërtoi parqe;

Premtim: Motoja zero ndërtime në Tiranë.

2017:

Fakt: Ka dhënë një numër rekord lejesh ndërtimi në vetëm dy vitet e para të mandatit;

Fakt: Nga janari i 2016 deri në fund të marsit 2017 u dhanë 149 leje në kryeqytet;

Fakt: Po shkatërron edhe ato pak parqe të mbetura të Tiranës;

Fakt: Sipas shifrave të INSTAT, lejet e ndërtimit në Tiranë, u rritën me 138% vetëm në tremujorin e parë të vitit 2017.

Qytetarët janë ngritur në protestë, e cila do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa sot do të protestohet në orën 20:30 para bashkisë së kryeqytetit.


Comments


bottom of page