top of page

Përndiqte këmba këmbës vajzën e re, Sokolin e gjen belaja me të atin e 18-vjeçares

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 6, 2017
  • 1 min read

Një i ri ka rënë në pranga, pasi akuzohet se përndoqi një vajzë të re dhe më pas i rrahu të atin.

Në pranga ka rënë 20-vjeçari Sokol Kurti, banues në Krujë. Ai ka përndjekur me anë të telefonit 18-vjeçaren A.Q..

Më pas, për motive të dobëta ka goditur me grushte babain e saj, 52 vjeçarin A.Q., banues në Krujë.

Ndërkaq, vijon hetimi i çështjes për të zbuluar marrëdhënien mes dy të rinjve dhe shkaqet që kanë çuar në konfrontimin e djalit me babanë e vajzës.


Comments


bottom of page