Pronari italian u lë 4 mln euro trashëgimi punëtorëve, arsyeja i bën të gjithë të qajnë
- TheAlbanian Times
- Jul 5, 2017
- 1 min read
Nuk ndodh shpesh që punëdhënësi të jetë kaq shumë bujar sa t`u japë punomarrësve 4 milionë euro. Mirëpo, një pronar italian para se të vdiste ka vendosur që një pjesë të trashëgimisë t`ua japë punëtorëve të tij.
Luciano Tamini i njohur ndryshe nga vartësit e tij si “Luani plak”, vendosi të jepte nga 15 mijë euro për çdo punëtor, 10 mijë euro për çdo administrator të firmës dhe 8 orë leje për secilin, që të kishin mundësi të merrnin pjesë në funeralin e tij.
Dëshira e 85-vjeçari para se të ndërronte jetë ai dëshironte që 300 punëtorët që e ndihmuan në biznesin e tij që nga krijimi i firmës “Tamini”, e deri tani të shpërbleheshin.
Luciano ndërroi jetë më 1 Korrik.
Në fakt, kompania “Tamini” është themeluar më shumë se 100 vjet më parë, por Luciano Tamini e ka trashëguar atë dhe ka vazhduar të merret me prodhimin e transformatorëve elektrikë.
Me seli në Milano, në Itali, firma kishte rreth 300 punonjës, të cilët tani do të përfitojnë nga kjo trashëgimi.
Por, në “testamentin” e pronarit thuhet se përfitues duhet të jenë të gjithë ata që kanë punuar ndër vite, që nga momenti i hapjes së grupit “Terna”, pjesë e së cilës është dhe kompania “Tamini”.
Arsyeja që e çoi pronarin drejt këtij vendimi ishte frika se pas vdekjes së tij firma do të mbyllej e prej saj nuk do të mbetej më asgjë./joq.al/




Comments