Plas në Vatikan, orgji dhe drogë në dhomën e kardinalit të Papës
- TheAlbanian Times
- Jul 6, 2017
- 1 min read
Sipas mediave italiane skandalet në Vatikan nuk u vjen fundi. Në dhomën e një prej kardinalëve më afërt me Papën është zbuluar lëndë narkotike dhe thuhet se është kryer orgji homoseksualësh.
Sipas “Il Fatto Quotidiano” ngjarja ka ndodhur në qershor por doli në dritë sot, për t’iu shmangur skandalit.
Denoncimin se kishin dëgjuar zhurma të çuditshme natën nga banesa që është pronë e Vatikanit, e kanë bërë vetë banorët të cilët më pas kanë dërguar aty edhe policinë që i kapi në flagrancë, duke kryer orgji, pasi kishin konsumuar lëndë narkotike.
Mësohet se ngjarja ka bërë Papa Françeskun të dalë nga shinat, pasi disa kohë më parë një tjetër kardinal u përfshi në një skandal abuzimi seksual me të mitur./joq.al/

Comments