top of page

Më në fund: Fotoja e parë e binjakëve të bekuar të George-it dhe Amal-it

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 6, 2017
  • 1 min read

Kur je fëmijë i yjeve ndërkombëtarë si George dhe Amal, zbarkimi në shtëpinë e verës nuk bëhet dosido, por me avion privat. Familja mbërriti sot në Milano dhe nga fotot e shkrepura, duket George që zbret karrocën e foshnjeve

Kjo është hera e parë që binjakët dalin në publik. Çifti pushon shpesh në shtëpinë e tyre në Liqenin Como dhe tani do të shijojnë disa ditë pushime me fëmijët e tyre, të cilët bëhen një muajsh ditën e nesërme. Duket se binjakët do ta festojnë muajin e tyre të parë në jetë në Itali.

Binjakët, Ella dhe Alexandër u lindën më 6 qershor me dy minuta diferencë nga njëri tjetri. Lindja e tyre gëzoi jo vetëm prindëërit dhe gjyshërit, por gjithë opinionin publik. Mjaftohemi me kaq dhe presim të shohim fytyrat e të vegjëlve dhe të japim verdiktin kujt nga prindërve bukuroshë u ngjajnë./anabel.al/


Comentarios


bottom of page