top of page

Mjekët duan t'i heqin fëmijës aparaturën që e mban gjallë, do lotoni nga reagimi i prindërve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 6, 2017
  • 1 min read

Charlie Gard është vetëm 10 muajsh, por ai ka prekur të gjithë botën me historinë e tij. Djali vuan nga një çrregullim shumë i rrallë gjenetik, i cili shkakton dëmtime të rënda në tru.

Vetëm 16 njerëz në botë vuajnë nga ky çrregullim. Prej kohësh në spitalin e Londrës, doktorët i kanë kërkuar prindërve të heqin dorë dhe ta lënë të voglin të largohet në paqe, duke i hequr kështu aparatin që e mban në jetë.

Por çifti, jo vetëm që nuk kanë pranuar dhe e kanë çuar deri në gjykatë këtë çështje, por kanë bërë gjithçka që ai të marrë trajtimin e duhur në SHBA, duke u shprehur se aktualisht i vogli ii tyre është thjesht një i burgosur në spital.

Për këtë histori ka reaguar edhe presidenti Trump si dhe Papa Françesku, i cili është shpresa më e madhe e vogëlushit dhe prindërve të tij./joq.al/


Comments


bottom of page