top of page

Luana u shet mend të huajve: Jam këngëtare e madhe dhe prezantuese e famshme

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 5, 2017
  • 1 min read

Wikipedia është një ndër sajtet më të mëdhenj të kërkimit të të dhënave. Së fundmi në këtë sajt bën pjesë edhe Luana Vjollca. Por, duket se kjo e fundit i ka bërë pak më shumë sec duhet qejfin vetes, pasi i ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm në prezantimin që i është bërë.

Luana ka ndarë sot me fansat e saj në Instagram, pjesmarrjen e saj në këtë sajt të enciklopedisë, ku tregohet pak a shumë me superlativa CV-ja e Luanës.

Ajo që në fakt mbase shumica e fansave nuk e dinë për Wikipedian, është se ajo është Open-Source, pra që kushdo mund të shtojë apo modifikojë të dhëna për cdo rast, si psh. ne mund ti ndryshojmë vendlindjen Donald Trumpit nga SHBA dhe mund tia bëjmë Shqipëri dhe kushdo do e shikonte si të tillë.

Por në rastin e Luana Vjollcës, dallohet mjaft qartë që është publikuar nga vetë ajo dhe të dhënat po nga ajo, dhe kjo gjë bëhet falas, dhe skishte pse të krenohej me atë gjë, sepse është dicka aq e thjeshtë sa të hapësh një facebook. Por më intriguese janë fjalët që shkruhen për të, ku ajo shfaqet si një këngëtare e mirënjohur, në fakt e tillë mund të jetë, por e thënë nga shumë fansa i ngjason me një zileje që të prish gjumin në mëngjes.


Comments


bottom of page