top of page

LSI zgjedh Monikën kryetare, por vjen "surpriza e hidhur"

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 5, 2017
  • 1 min read

Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim është mbledhur këtë pasdite për të zgjedhur Kryetarin e partisë pas dorëheqjes së Petrit Vasilit.

Në krye të LSI, edhe sipas sugjerimeve të Vasilit, do të emërohet Monika Kryemadhi, e cila mban postin e nënkryetares së partisë që prej muajit maj.

Si zv.kryetar të LSI-së prezantoj Luan Ramën. Vlerë e shtuar për LSI-në. Nënkryetare e LSI-së, Erisa Xhixho, lidere e rritur në LSI, është shprehur Vasili.

Surpriza habitëse e kësaj konvente është mungesa e ish-Kreut të LSI, Ilir Metës. Presidenti i zgjedhur pritet të bëjë betimin e tij në datën 24 korrik, ndërkohë supozohet se është tërhequr tërësisht nga angazhimet partiake.

Punimet e Konventës së LSI janë hapur me fjalën e zëvendëskryetarit Luan Rama, e pas tij Petrit Vasili, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 qershorit./joq.al/


Comments


bottom of page