top of page

Bie palma në Vlorë, zë poshtë nënën dhe fëmijën 2-vjeç

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 5, 2017
  • 1 min read

Një prej palmave që ndodhen në rrugën kryesore Vlorë-Skelë duket se është tharë plotësisht dhe ka rënë ditën e sotme në mes të rrugës.

Për fat të keq, në afërsi të palmës kanë qenë një nënë me fëmijën e saj të moshës 2-vjeçare, të cilët janë prekur nga rënia e pemës.

Për këtë falenderojmë kryetarin e bashkisë, Dritan Lelin që nuk bën asnjë gjë në këtë qytet. Nuk harrojmë as atë të gjatin që i bën lekët tona palma të kalbura", - thotë një prej të pranishmëve në vendngjarje.

Ndërkaq, si nëna dhe djali janë jashtë rrezikut për jetën.


Comments


bottom of page