Babai bën veprime të turpshme me vajzën në Maliq, mamaja nuk duron dot më dhe...
- TheAlbanian Times
- Jul 5, 2017
- 1 min read
Një burrë i moshës 36-vjeçare është ndaluar nga policia pasi ka kryer veprime të turpshme me vajzën e tij të moshës 5-vjeçare si dhe ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Pandi. Sh, 36 vjeç, banues në njësinë administrative Pirg, është ndaluar nga policia e Maliqit.
Denoncimin në polici në lidhje me gjithçka që ka ndodhur, e ka bërë bashkëshortja e Pandit, e cila ka treguar ngjarjet e padëshiruara që zhvilloheshin brenda shtëpisë së tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vepra të turpshme” dhe “Dhuna në familje”.

Comentários