17- vjeçarja lind në tualet, ajo që ndodhi më pas është tmerruese
- TheAlbanian Times
- Jul 5, 2017
- 1 min read
Një 17-vjeçare nga Stambolli ka lindur në tualetin e plazhit dhe më pas është larguar. Ajo e kishte fshehur shtatzëninë nga familja e saj për 7 muaj e gjysmë.
“Hurriyet”, e përditshmja turke ka shkruar se 17-vjeçarja G.K., e cila kishte shkuar në plazhin e Tekirdag së bashku me familjen, u kap nga dhimbje të mëdha dhe shkoi e vetme në tualetin e plazhit. Pas vonesës së madhe, në tualet shkoi një tjetër anëtar i familjes, por vajza i kërkoi të largohej.
Aty e reja lindi një djalë, kërthizën e të cilit e preu vetë. Ajo e mbështolli të sapolindurin me peshqir dhe e la në një cep, për t’u kthyer te familja.
Kanë qenë një grua që ka lajmëruar policinë, pasi dëgjoj të qarën e foshnjës. 17-vjeçarja ndodhet në paraburgim, ndërsa fëmija i porsalindur është dërguar në spital dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë.



Comments