top of page

Thikë në gjoks për një vajzë, ky është 17-vjeçari shqiptar që mori vdekja

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 4, 2017
  • 1 min read

17-vjecari shqiptar, Pandi Lavdari, i cili natën e mbrëmshme u godit me thikë në gjoks nga një 19-vjeçar italian, ka ndërruar jetë në spital ditën e sotme.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane që kanë publikuar edhe foton e viktimës dhe autorit.

Simone Maddaluno quhet i riu italian që u konfliktua me shqiptarin për një vajzë që i pëlqente të dyve.

Konflikti i parë i madh mes të dyve lindi mbrëmjen e së dielës në një diskotekë. Një shikim i tepërt ndaj vajzës që pëlqenin të dy, shtyrje dhe grushte, më pas secili shkoi në shtëpinë e vet.

Nuk ishte hera e parë që ziheshin, por nuk mendonim se situata do të arrinte deri këtu. Ndoshta Simone ishte i dëshpëruar, janë shprehur për mediat lokale, miqtë e përbashkët të djemve.

Të hënën pasdite, të dy u shkëmbyen në rrugë, para kopshtit të postës. Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes nga karabinierët e Pavias, duket se Simone, ndoshta i provokuar nga i njohuri-rival, e ndoqi deri në fund të rrugës “Dalla Chiesa”, pas zyrave të postës.

Aty, pa e parë askush, goditi me thikë në kraharor 17-vjeçarin, i cili në pak sekonda, u shemb në tokë.

Disa banorë të zonës, të alarmuar nga ulërimat, dolën në rrugë dhe telefonuan ekipin e ndihmës së shpejtë. Kushtet e shqiptarit u shfaqën që në fillim shumë serioze. Ai u transportua në Poliklinikën “San Matteo” në Pavia, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale delikate në tentativë për ti shpëtuar jetën. Por, jeta e Pandi u ndërpre.

Ndërkohë, 19-vjeçari italian është arrestuar. Karabinierët kanë sekuestruar armën e krimit.


Comments


bottom of page