top of page

Qëlloi 8 herë pas shpine "Mir Vetllën", dëshmitarët: Vrasësi ishte amator, ja si veproi at

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 4, 2017
  • 1 min read

Atentati ndaj "Mir Vetllës" në Shkodër disa ditë më parë mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë, por jo dhe aq profesionist. Siç tregojnë dëshmitarët në vendngjarje, në momentin kur qëlloi me 8 plumba pas shpine Ilmir Hajdarin, atentatorit iu drodhën duart.

Mënyra si mbante pistoletën dhe veprimet e tij të nxituara gjatë krimit, siç e përshkruan dëshmitarët, tregojnë se ka qenë një vrasës amator.

Ai ishte i maskuar dhe është afruar në lokal nga ana e bustit të Isa Boletinit. E ka qëlluar “Mir Vetllën” pas shpine me 8 plumba, por në këtë moment dëshmitarët okularë kanë vënë re se atentatori ka qenë i pasigurt. Pas krimit është larguar me vrap dhe më pas ka hipur në një makinë që e priste diku më larg.

Dyshimet janë se për atentatin mund të jetë përdorur vrasës me pagesë. Ilmir Hajdari, i njohur me pseudonimin “Mir Vetlla” është ende në spital për shkak të plagëve të rënda./joq.al/


Comments


bottom of page