top of page

Gjesi i këtij bariu nga Gramshi do ju prekë të gjithëve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 4, 2017
  • 1 min read

Pëllumb Taragjini është një bari nga qyteti i Gramshit, i cili i ka prekur të gjithë me gjestin e tij që është për t’u marrë shembull.

Ndërkohë që lë bagëtinë e tij të kullosin në bar, ai shkon e pastron të gjitha mbeturinat e lëna të vizitorëve në liqenin e Dushkut.

Pëlumbi i merr këto mbeturina dhe i gropos në një vend larg liqenit vetëm e vetëm duke u munduar sadopak të mbajë pastër një nga bukuritë më mahnitëse të qytetit të vogël të Gramshit.

Liqeni ndodhet 1150 m mbi nivelin e detit në afërsi të fshatit Lenie dhe shquhet për zambakët e mëdhenj të ujit.

Vitet e fundit ka qenë një nga destinacionet kryesore turistike krahas mrekullive të tjera natyrore që ndodhen në Gramsh. Dyndja e turistëve duket se po nxjerr në pah një tjetër problem në perlën e pa zbuluar të Shqipërisë; atë të ndotjes së ambientit si kudo në pikat turistike në mbarë vendin. Sëmundje e pashëruar e shqiptarëve.

Por me aktin e tij ky bari ka tërhequr vëmendjen e gjithë qytetarëve të Gramshit e më gjerë. Ata e kanë përshëndetur dhe po përcjellin mesazhe të forta sensibilizimi në rrjetet sociale për të mbrojtur pasuritë turistike të këtij qyteti.


Comments


bottom of page