top of page

ENERGJIA E SË ARDHMES: LOS ANXHELOS DO TI SHNDËRROJË MAKINAT NË BURIM ENERGJIE

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 4, 2017
  • 1 min read

Energjia e së ardhmes: Los Anxhelos do ti shndërrojë makinat në burim energjie-

Los Anxhelos është kryeqyteti i makinave të botës ku trafiku i rënduar cilësohet si pjesë e përditshmërisë së banorëve.

Por çfarë do të ndodhte nëse makinat në të cilat ata shpenzojnë aq shumë kohë do të mund të përdoreshin për të gjeneruar energji elektrike?! Kjo mund të realizohet duke përdorur kristale të ngulitur në rrugë të cilat mund të kapin energji nëpërmjet dridhjeve të automjetit.

Kjo mund të tingëllojë si një ide tipike e La La Land, por në fakt Komisioni Energjisë së Kalifornisë po investon 2 milion dollarë në dy studime pilote të kësaj ideje inovatore.

Ajo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ulur nivelin e ndotjes në ajër në qytet. Aktualisht objektivi është sigurimi i gjysmën e furnizimit të energjisë së shtetit nëpërmjet energjisë elektrike të rinovueshme deri në vitin 2030.

/aitc.org.al/


Comments


bottom of page