top of page

Biznesmeni jep “qyl” Lamborghinin e tij, justifikimi është i pabesueshëm

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 5, 2017
  • 1 min read

John Bishon është pronar i një rrjeti taksish në Lincoln, Angli. Si pjesë e makinave që do të shërbejnë si transportuese të njerëzve kundrejt parave do të jetë edhe një Lamborghini Huracan me vlerë 200 mijë euro.

Makina luksoze fillimisht u mendua të shfrytëzohej për organizime të ndryshme, si ceremoni martesore, ditëlindje apo mbrëmje mature, por planet ndryshuan.

Të gjithë kanë mundësi të udhëtojnë me këtë veturë, askujt nuk mund t’ia ndalojmë qoftë edhe për një xhiro,-është shprehur Bishon.

Në funksion do të vihet edhe modeli që kap deri në 320 kilometra në orë dhe pagesa që do të detyrohen të paguajnë klientët për një orë nuk është bërë e ditur.


Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.
bottom of page