top of page

Angela Merkel-in se kemi parë kurrë kështu: Parodia me të pushton rrjetin!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 4, 2017
  • 1 min read

Komediani slloven Klemen Slakonja, ka pushtuar internetin me paroditë e tij muzikore mbi gura të njohura, si Vladimir Putin, Donald Trump, Papa Françesku dhe së fundmi, videoklipin e radhës ia ka dedikuar kancelares gjermane Angela Merkel.

Slakonja është vënë në rolin e kancelares, të cilën e portretizon me shaka duke kërcyer me lojtarët e kombëtares gjermane, por edhe me refugjatë të sajuar që të ngjasojnë si zombi. Në video shfaqen shkurtimisht dhe aktorë që interpretojnë Adolf Hitlerin dhe Trumpin.

“Refugjatëve që vijnë drejt Europës nuk u ofrohen mundësitë nga të cilat ata duhet të përfitojnë, ndaj mund të themi se këtu, në këtë kontinent ata janë “të vdekur të gjallë”.- u shpreh komediani.

Duket se për të ka qenë e vështirë ta interpretojë Merkel-in, aq më tepër pas roleve të Trump-it. 32-vjeçari, është i punësuar në Teatrin Kombëtar të vendit dhe së fundmi ka në plan të krijojë 2 parodi të ngjashme, në qendër të të cilave do të jenë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan si dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.


Comments


bottom of page