Amadeo Baçi qenka një "macho" i vërtetë, shikoni si i çmend gratë në Facebook
- TheAlbanian Times
- Jul 4, 2017
- 1 min read
Ju kujtohet historia e dashurisë me një fund jo të bukur mes Lumturies dhe e Amedeo Baçit. Zonja e denoncoi publikisht poetin se e kishte mashtruar duke i thënë fjalë të bukura dhe i kishte marrë 15 mijë euro. Nga ana tjetër, Amedeo Baçi i pati mohuar akuzat ndërsa Lumturie thoshte se ai e kishte mashtruar duke i shprehur dashurinë.
"Shpirt, zemër, e përjetshmja ime, dashuria ime, do të të bëj të madhe", ishin disa nga fjalët që shkrimtar i kishte thënë Lumturies dhe sipas zonjës edhe shumë grave të tjera.
Amedeo nuk pranonte ta quante dashuri marrëdhënien me Lumturien pasi nuk i kishte thënë kurrë "Ti amo".
Por, duket se Lumturia nuk paska shumë faj që është dashuruar kokë e këmbë edhe pse në një moshë të madhe me poetin. Ky i fundit edhe pse jo i ri në moshë, i çmend gratë në Facebook. Në profilin e tij mund të gjesh me qindra komente ku gratë i shprehin dashurinë me fjalë superlative.
"King (Mbret)", e konsideron një ndjekëse shkrimtarin.
Ndërsa një tjetër i shkruan se është diamant. Lule, zemra dhe fjalë të ëmbla mund të gjesh me shumicë në profilin e Amedeos.
Mesa duket Amadeo është një nga ata "machot" që djemtë e rinj duhet ta kenë shumë zili për suksesin që ka me femrat./joq.al/

Comments