“Pse shkove në parajsë kaq herët”, Riselda Sejdija me zemër të thyer
- TheAlbanian Times
- Jul 4, 2017
- 2 min read
“Të kujtoj me dhimbje, të kujtoj në heshtje”, kështu shkruan në rrjetet sociale Riselda Sejdia, e cila ditën e sotme e ka përjetuar me zemër të thyer.
Balerina dhe pedagogia e Universitetit të Arteve ka përkujtuar sot një nga nxënëset e saj më të dashura, e cila është ndarë nga jeta dy vjet më parë.
Riselda ka publikuar disa foto të vajzës së quajtur Megi Yzeiraj, e cila sot duhet të diplomohej si shoqet e saj të kursit të koreografisë, por vendosi përpara kohe t’i japë fund jetës, për arsye që nuk dihen as sot.
Zysh Risi ka diçka për të thënë: Ta gëzosh diplomën Megi edhe pse ndodhesh në parajsë! Unë të pash, të ndjeva, të shijova, të urova! Sapo ka mbaruar shfaqja, dritat u fikën, studentët e kursit të dytë master, dega koreografi hodhën kapelet dhe u diplomuan si koreografë profesionistë! Mes duartrokitjeve dhe emocioneve ti nuk ishe aty në skenën e madhe për të kërcyer dhe për tu diplomuar, atë skenë që ti e doje aq shumë dhe që e pushtoje aq bukur me lëvizjet e tua aq profesionale. Si spektatore në atë shoë final unë të ndjeva Megi që ti kërceje me një vello të bardhë duke tu derdhur flokët e gjatë nëpër trup. Të pash duke hedhur kapelen e zezë të diplomimit, të pash duke qarë nga gëzimi, të pash sërisht Megi im i shtrenjtë duke më thënë: Zysh Risi a mund të bëjmë një fotografi të dyja për qejfin tonë...! Aparati u shkrep dhe fotografia kishte të gjitha ngjyrat e ylberit brenda një shpirti të bukur artistik i cili vazhdon të jetojë gjithmonë aty ku arti merr frymë! Ta gëzosh diplomën Megi edhe pse ti sot je një ëngjëll lart në qiell ! Jam krenare për ty, të dua Megi Yzeiraj❤️ Baleti ishte motivi jot..., pse shkove në parajsë aq herët Megi?”, shkruan Riselda në Facebook.






コメント