top of page

Vlorë/ Vajza del në ballkon,” i ngrihen qimet përpjetë” kur sheh këtë skenë të neveritshme

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 3, 2017
  • 1 min read

Një vajzë nga Vlora ka mbetur thellësisht e zhgënjyer dhe e bezdisur kur ka dalë në ballkonin e saj dhe ka vënë re një skenë të paimagjinueshme.

Dy persona të paidentifikuar po vendosnin mbi pjesën e pasme të hapur të një automjeti, mish për konsum pa asnjë masë higjeno-sanitare.

Imagjinoni se sa të rrezikuar janë konsumatorët e shkretë kur mishi jo vetëm hidhet mes pluhurash e mikrobesh, por lihet në mes të diellit në këto temperatura që shkojnë 40 gradë, ndërkohë që ai duhet të transportohej me mjete frigoriferike në temperature nën zero gradë.

I ruajtë Zoti shqiptarët e shkretë dhe shpresojmë që dikush të vendosë dorën mbi AKU-në e të punësojë profesionistë dhe jo militantë partie në atë institucion mjaft të rëndësishëm për sigurinë ushqimore të të gjithëve ne.


Comments


bottom of page