top of page

VLORË, POLICIA KA ARRESTUAR NË FLAGRANCË NJË PERSON NË KËRKIM NË PORTIN E VLORËS ! (EMRI)

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 4, 2017
  • 1 min read

Vlorë – Policia Kufitare

Në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, kapet personi i shpallur në kërkim:

· Bledar Aliaj, 25 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë.

Më datë 03.07.2017, në sportelet e përpunimit të të dhënave të qytetarëve, është kapur në flagrancë shtetasi Bledar Aliaj, i cili pas verifikimit të kryer ka rezultuar:

Person i shpallur në kërkim më datë 04.04.2017 dhe i dënuar me 1 muaj burg nga Gjykata e Lushnjes për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit piblik” parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal.

Ky shtetas u shoqërua për në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë për veprimet e mëtejshme të arrestimit të tij.


Commentaires


bottom of page