top of page

Vjen "bomba" nga Italia: Donnarumma nënshkruan me Milanin, ja sa milionë do paguhet

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 3, 2017
  • 1 min read

Po qarkullojnë fjalë në Itali se portieri mjaft i ri në moshë Gianluigi Donnarumma ka rënë dakord për një kontratë të re me Milanin.

Bëhet fjalë për një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, por kjo shkurtohet në 50 milionë euro nëse Milani nuk kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Sky Sport Italia thotë se marrëveshja me një afat kohor 5-vjeçar është arritur dhe portieri duhet vetëm të firmosë.

Kjo është një ofertë e përmirësuar në krahasim me atë që 18-vjeçari dhe agjenti Mino Raiola hodhën poshtë muajin e kaluar, ku Donnarumma do të përfitojë 6 milionë euro në vit.

Donnarumma refuzoi një ofertë nga Paris Saint-Germain me një rrogë plot 13 milionë euro në vit, por me këtë pagë nëse nënshkruan bëhet 18-vjeçari i tretë më i paguar në Serinë A

Alfredo Donnarumma, vëllai i tij, flitet se do të bashkohet me klubin si zëvendës i tij për një milionë euro në vit./joq.al/


Comments


bottom of page