top of page

Vazhdojnë tërmetet në Maqedoni, hapen vrimat e vullkanit dhe del tym nga toka

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 4, 2017
  • 1 min read

Që nga mesdita e ditës së hënë në Maqedoni janë regjistruar më shumë se 10 tërmete me magnitudë të ndryshme. Lëvizjet sizmike vazhdojnë ende në shtetin fqinj.

Lëkundjet e forta të tërmetit të sotëm me epiqendër pranë fshatit Kosel, 12 km në verilindje të Ohrit, të cilat janë ndjerë edhe në vendin tonë, janë cilësuar si ri-zgjimi i vullkanit Duvallo.

Këshillat për banorët e Ohrit është që ta kalojnë natën në tenda, pasi kjo është mënyra më e sigurt për t’i bërë ballë një tjetër tërmeti të mundshëm.


Comments


bottom of page