top of page

Thikë në gjoks për një vajzë, në prag të vdekjes 17-vjeçari shqiptar

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 3, 2017
  • 1 min read

Një 17-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është duke luftuar me vdekjen.

Ai hyri në sherr me një 19-vjeçar italian për shkak të një vajze dhe përfundoi në spital me një plagë të thellë në gjoks.

I riu ndodhet në gjendje kritikë për jetën në spitalin e “San Matteo-s” në Pavia, ku mjekët kanë kryer një operacion të madh në përpjekje për të shpëtuar jetën e adoleshentit me origjinë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Stradella të Pavias në Itali.

Të rinjtë janë grindur për herë të parë të dielën në mbrëmje në një disko, ndërsa këtë pasdite, ata janë takuar përsëri në një park për t’u sqaruar.

Simone Maddaluno, quhet italiani që e ka goditur me thikë ndërkohë që ishin takuar në një park për t’u sqaruar.

Vajza u pëlqente të dy djemve dhe kjo ishte arsye e sherrit midis tyre.

Banorët lokalë të alarmuar nga britmat, dolën dhe kërkuan menjëherë ndihmë në polici. 19-vjeçari është shoqëruar në stacionin policor nën akuzën e tentativës së vrasje./joq.al/


Σχόλια


bottom of page