top of page

Rama mesazh për Tahirin, a do të jetë ai Ministër në qeverinë Rama 2 ?

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 4, 2017
  • 1 min read

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me 140 kandidatët për deputet të Partisë Socialiste (fitues dhe jo), Kryetarë Bashkisë dhe Qarqesh të PS, tha se rezultati i jep shumë më shumë përgjegjësi se më parë, Partisë që ata drejtojnë, pasi nëse nuk përmbushen pritshëmritë e qytetarëve do të ketë një humbje dramatike për Partinë Socialiste.

Në këtë drejtim, Rama ka falenderuar krerët e listave të qarqeve, ndërsa ka dhënë dhe një mesazh për ish Ministrinë e Brendshëm Saimir Tahiri e jo vetëm.

Sipas Ramës, ky rezultat i arritur është dhe falë Ministrave që u larguan nga kabineti me qëllim angazhimin e sa më të plotë në fushatë elektorale. "Angazhimi i ish ministrave në fushatë ishte thelbësorë, ata po të kishin barrën e drejtimit të ministrive, vështirë se do të arrinin të njëjtin rezultat sic u arrit në zonat ku ata u angazhuan", tha Rama, çka lën të kuptohet se për to do ketë një "shpërblim", ndoshta duke qenë pjesë e kabintetit Rama 2. /360grade.al


Comentários


bottom of page