top of page

Plas në mes të rrugës, shoferi heq rripin e pantallonave dhe bën kërdinë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 3, 2017
  • 1 min read

Sherret midis shoferëve nuk kanë munguar as në rrugët e Londrës. Këtë e tregon një video që është postuar së fundmi.

Pamjet tregojnë një shofer kamioni që zbret nga automjeti i tij dhe kërkon të sqarohet me një shofer tjetër që kishte bllokuar rrugën.

Më pas mes tyre nis përleshja fizike, ku njëri heq edhe rripin e pantallonave dhe godet shoferin tjetër. Në video dallohet edhe se shoferi tjetër është shtrirë në tokë gjatë momentit që tjetri po e gjuan me rrip.

Policia ka bërë me dije se është njoftuar për rastin por kur kanë shkuar në vend ngjarje nuk ka mundur t'i gjej dy shoferët, pasi ishin larguar.


Comments


bottom of page