Kapet "Koka e Bardhë", baroni i drogës me fytyrë të ndryshuar që i shpëtoi për 30 vite pol
- TheAlbanian Times
- Jul 3, 2017
- 1 min read
Ai është cilësuar si një ndër baronët më të mëdhenj të kokainës në histori dhe ka mundur t'i shpëtojë policisë për tre dekada me radhë duke ndryshuar pamjen e fytyrës së tij përmes operacioneve të shumta plastike. Më në fund autoritetet në Brazil kanë mundur ta vënë në pranga.
Quhet Luiz Carlos da Rocha, i njohur edhe me emrin "White Head" (koka e bardhë) dhe është arrestuar në Mato Grosso, në qytetin Sorriso, që do të thotë buzëqeshje (emri i qytetit).
Da Rochan ka ndërruar emrin në Vitor Luiz de Moraes dhe i është nënshtruar disa operacioneve kirurgjikale në fytyrë ndërsa i shpëtonte policisë dhe vijonte të drejtonte biznesin e tij ndërkombëtar të drogës.
"Dora" e tij e djathtë u arrestua pak pasi de Rocha u vu në pranga, gjatë një operacioni ku morën pjesë mbi 150 agjentë policie dhe u sekuestruan 24 automjete luksoze me vlerë mbi 10 milionë dollarë si dhe avionë, ferma e prona të tjera.




Comentarios