top of page

I lanë pa ujë/Banorët e Memaliajt "leksion" qyteteve të tjera, s'lenë punonjësit të fi

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 3, 2017
  • 1 min read

Banorët e qytetit të Memaliajt, kanë bllokuar hyrjen e punonjësve të administratës në godinën e Bashkisë mëngjesin e sotëm.

Shkak ka qenë mungesa e ujit të pijshëm në rubinetat e shtëpive të tyre. Të vetorganizuar, ata janë grumbulluar përpara godinës së bashkisë dhe aty kanë kërkuar sqarime nga kryetari i Bashkisë.

Ky i fundit nuk ndodhej në zyrë dhe për pasojë, kanë kontaktuar me nënkryetarin Fetah Hoxha. Debati mes protestuesve që kërkonin ujë dhe nënkryetarit të Bashkisë së Memaliajt, ka qenë mjaft i zjarrtë deri në kufijtë e konfliktit fizik, por është dashur ndërhyrja e Policisë Bashkiake, që të mos eskalohej situata.

Banorët kërkonin nga nënkryetari i Bashkisë furnizim me ujë të pijshëm ndërkohë që investimi i para një viti që kapte shifrën e 1 milionë eurove, siguronte ujë të pandërprerë 24 orë dhe cilësor për të gjithë banorët e Memaliajt dhe zonës përreth.

Nga ana e tyre banorët, janë shprehur mjaft të revoltuar për situatën që sipas tyre, ka arritur kulmin në krye të 15 ditëve. Nënkryetari i Bashkisë së Memaliajt, pranon rëndimin e gjendjes së furnizimit me ujë për banorët e qytetit dhe zonave përreth. Ai e ka justifikuar këtë me ndërhyrjet e paligjshme që janë kryer në rrjetin përcjellës të ujit të pijshëm në zonën e Bambullit aty ku është dhe një nëndegë e furnizimit me ujë, por nga ana tjetër ka garantuar se uji është tërësisht i pijshëm pavarësisht se vjen i turbullt në rubinetat e banesave në Memaliaj.

Banorët nga ana e tyre shprehen se uji nuk pihet dhe është jashtë çdo parametri konsumi pasi është i përzier me baltë./Jugunews


Comments


bottom of page