I kërkuan para të kalonte në ishujt grekë, biznesmeni gjerman i ofendon rëndë: Më lëpini b*thën!
- TheAlbanian Times
- Jul 3, 2017
- 1 min read
Biznesmeni gjerman Robert Geiss shprehu inatin ndaj grekëve dhe zgjodhi fjalë shumë banale në një video që po bën xhiron e internetit.
Gjithçka nisi pasi atij nuk iu lejua të kalonte nga Turqia për në Greqi, për të zhvilluar disa seri filmimesh në ishujt grekë.
Disa masa sigurie u bënë shkak që gjermani të mos kalonte në Greqi dhe të paguante disa taksa si parapagim për të udhëtuar me jaht për të mbërritur në destinacionin e duhur.
Ky shkak e mërziti shumë biznesmenin gjerman dhe gruan e tij Carmen Geiss dhe kjo gjë i shtyu të publikonin një video në “Facebook” duke i sharë grekët në mënyrën më të ndyrë.
Kjo është e pabesueshme dhe e paimagjinueshme. Ne po përpiqemi të kalojmë nga Turqia për në Greqi por na i mbyllën të gjitha dyert. Në Turqi na mirëpritën me shumë dashamirësi, ishte një eksperiencë e bukur!
Greqia nuk ka nevojë për para, pasi Merkeli i paguan mjaftueshëm. Mund t’i kisha rënë edhe nga Siçilia kështu që grekët mund të më lëpinin b*thën!
Kisha dy ditë që doja të udhëtoja nga ishulli në ishull për t’ua sjellë njerëzve Greqinë më afër, por çfarë bëjnë grekët? Më kërkojnë para për turin.
Lajmi është trasmetuar nga të gjitha mediat greke dhe ato gjermane./joq.al/





Commentaires