top of page

DETAJE :JA KUSH ËSHTË INXHINIERI QË HUMBI JETËN SOT NË HIMARË (EMRI-FOTO)

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 3, 2017
  • 1 min read

Vlorë Policia:

Më datë 03.07.2017, në orën 02:05, në Himarë, një shtetas duke udhëtuar me motor tip “Hamer” me targë TR 440 H, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.

Si pasojë, i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka bërë identifikimin e personit dhe trupi i pajetë i përket shtetasit K.Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin.

Detaje:

Inxhinieri informatik Klajdi Shehu, personi që shihni në fotot e publikuara nga “Tv Klan”, humbi jetën sot në një aksident në Himarë.

Ai humbi kontrollin e motorit, një “Hamer” me targë TR 440 H, duke u përplasur me shtyllën anësore të rrugës.

39-vjeçari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Shehu mësohet se jetonte në Tiranë, ku ushtronte profesionin e inxhinierit informatik një nga më të mirët e fushës së tij në vend.

Ai ishte shumë i apasionuar pas motorëve.

Klajdi Shehu ishte i martuar dhe baba i një vajze.


Comments


bottom of page