top of page

VLORË, POLICIA: INFORMACION PËR EKSPLOZIVIN !

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 2, 2017
  • 1 min read

Më datë 02.07.2017, rreth orës 03:25, në banesën e shtetasit R.M., 57 vjeç, banues në Vlorë, persona të paidentifikuar ende, i kanë vendosur lëndë eksplozive (plasëse) kësaj banese.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirimi” pranë rrugës “Demokracia”, ku dyshohet se pranë derës së kësaj banese (kati II) është vendosur një sasi e vogël lëndë shpërthyese.

Si pasojë e shpërthimit, kemi vetëm dëmtime të pjesshme të derës së banesës.

Në momentin e ndodhjes së ngjarjes, nuk ka patur njeri në banesë.

Bëjmë me dije se këtij objekti (lokal-banesë) i është vendosur eksploziv edhe disa ditë më parë, me pasoja të lehta materiale.

Policia vijon veprimet hetimore në lidhje me zbardhjen e ngjarjes.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës./http://vloranews.net


Comentarios


bottom of page