top of page

Rama mendon për aeroportin e radhës, vajzën e gjen belaja me "Blu Panoramën"

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 3, 2017
  • 1 min read

Teksa Kryeministri Edi Rama thotë se do të bëjë një aeroport të radhës në Vlorë e ndonjë tjetër në Sarandë, në aeroportin e Rinasit, të vetmin aeroport në vendin tonë, bëhet nami. Ndoshta do të ishte më mirë të thonim që ky aeroport është mykur komplet e ka dalë jashtë funksionit, ose ndryshe, ka skaduar, sikurse edhe ato që ofrohen në të.

Një udhëtare raporton pranë JOQ.al atë që i ka ndodhur ditën e sotme teksa fluturonte me "Blue Panorama". Në fluturim e sipër ajo ka porositur një çokollatë, të cilën e ka blerë shtrenjtë, siç ndodh zakonisht në të tilla raste. Mirëpo, teksa ka vajtur që ta konsumojë, ka vënë re se çokollatës i kishte kaluar data e skadencës.

Doja t'i njoftoja të gjithë udhëtarët që udhëtojnë me Blu Panorama të kenë kujdes çfarë blejnë për të ngrënë në avion sepse sot më ka ndodhur të blija një çokollatë të skaduar dhe kur i thashë stjuardesës që çokollata është e skaduar, përgjigjja e saj ishte: - Ehu nuk ka problem, kanë kaluar vetëm dy ditë nga afati. Sa hamë ne të skaduara e ja, nuk na ka gjetur gjë deri tani, po provoje njëherë se ndoshta nuk është e keqe në shije. Nëse nuk të pëlqen, flake. Nuk kam ç'a të bëj unë", - tregon vajza.


Comments


bottom of page