top of page

Polici nga Saranda futi heroinë në burg por i bëri gropën vetes

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 2, 2017
  • 1 min read

Besmir Duka, 30 vjeç është arrestuar ditën e sotme pasi tentoi të fuste në burgun e Sarandës një sasi lëndë narkotike të llojit heroinë. 30-vjeçari me detyrë punonjës policie në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Sarandë tentoi të fuste 0.9 gramë heroinë nga dritarja e një dhome por u arrestimi i tij ka qenë i menjëhershëm.

Njoftimi nga Policia:

Policia e Sarandës ben me dije se më datë 01.07.2017, rreth orës 20:40, në ambientet e IEVP Sarandë, shtetasi Besmir Duka, duke qenë me shërbim në këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si “Heroinë.

Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të shtetasit: Besmir Duka, 30 vjeç, banues në fahatin Kopacez, Delvinë, me detyrë – Punonjës Policie në IEVP Sarandë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 283 dhe 248 të Kodit Penal./joq.al/


Comments


bottom of page