top of page

Hapi pelenën e djalit, nëna e re rrëfen tmerrin: E pabesueshme ajo që pash

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 2, 2017
  • 2 min read

Një nënë e re në Britani rrëfen tmerrin që ka parë me sytë e saj, kur pa djalin të bërë synet. Gruaja nga Notttingham, Britani, sipas BBC tha se kishte hapur pelenën e të birit dhe e kishte gjetur të mbuluar në gjak. Ajo ishte ndjerë kaq keq sa ishte larguar nga dhoma

Kliko per me shume info Prej katër vitesh, nëna ka nisur një betejë, në mënyrë që autoritetet të veprojnë për këtë ngjarje. Deri më tani, raporton BBC, të paktën 3 persona janë ndaluar përfshirë një 61 – vjeçar që besohet se është doktor, me akuzën e dëmtimeve të rënda të personit, me qëllim. “Hapa pelenën dhe e gjeta veten duke u larguar nga dhoma sepse u ndjeva histerike”, tha nëna, e cila nuk

dëshiroi që ta bënte publik emrin. “Ishte e tmerrshme, kishte gjak gjithandej”. Djali u bë synet në Korrik të 2013 -ës kur ishte 3 muajsh dhe po qëndronte me gjyshërit e tij, të cilët janë myslimanë. Nëna e tij fillimisht kontaktoi shërbimin social e më pas policinë e Nottinghamshire, më 24 Nëntor të 2014 -ës. Pati një hetim, por autoritetet vlerësuan se nuk ishte një çështje kriminale dhe rasti u referua në Këshillin e Përgjithshëm Mjekësor.

Sipas Asosacionit Mjekësor Britanik, rrethprerja e meshkujve në Mbretërinë e Bashkuar konsiderohet kryesisht e ligjshme, nëse ka marrë pëlqimin e prindërve. Megjithatë ky nuk është rasti i kësaj nëne, e cila jo vetëm që nuk kishte dhënë pëlqimin e saj, por e konsideron si diçka të gabuar, transmeton tvklan. Ajo iu drejtua një avokateje për të drejtat e njeriut, e cila arriti që ta rihapte çështjen që çoi në arrestimin e tre personave, më 21 Qershor. Përveç doktorit, dy të arrestuarit e tjerë besohet të jenë gjyshërit nga babai të djalit. Policia sqaroi se pas arrestimit, të tre këta persona janë lënë në liri të kushtëzuar, deri në përfundim të hetimeve.


Comments


bottom of page