E përpijnë dallgët në Shëngjin, shpëtohet nga dy pushues se rojet bregdetare...
- TheAlbanian Times
- Jul 3, 2017
- 1 min read
Rojet bregdetare do të vazhdojmë t'i shohim vetëm nëpër filma sepse në plazhet shqiptare mungojnë. Kjo bëhet e ditur nga një denoncim që ka ardhura në redaksisë tonë. Qytetari që ka shkruar për JOQ.al bën me dije se i ka shpëtuar jetën një personi që ishte duke u mbytur në plazhin e Shëngjinit.
Para pak minutash në plazhin e Shëngjinit i dhashë ndihmën e parë një të lënduari, i cili po luftonte me dallgët e detit. Si pasojë e rrymave të mëdha djali në fjalë po luftonte me vdekjen. Vura re se njerëzit që ishin të pranishëm aty shikonin sikur po jepej një shfaqe dhe jo sikur po mbytej dikush në det. Fatmirësisht më ndihmoi edhe një djalë tjetër për ta nxjerrë nga dallgët. Kemi bërë punën e rojave bregdetare, të cilët duhet të jenë duke qëndruar në shtëpi. Kjo është një kambanë alarmi sepse plazhi i Shëngjinit gjeneron miliona të ardhura për sezon dhe jeta e pushueseve duhet siguruar",- ka shkruar qytetari për JOQ.al.
Nëse dy djemtë që i kanë shpëtuar jetën personit që po luftonte me dallgët nuk do ta kishin ndihmuar, ai mund të kishte dalë edhe i vdekur nga uji. Në çdo plazh në Europë rojet bregdetare janë të pranishm jo për çështje luksi, por sepse është e domosdoshme për të siguruar jetën e pushueseve dhe nëse rojat janë punësuar dhe nuk shkojnë në vendin e punës është akoma dhe më keq./joq.al/

Komentarze