top of page

VLORË, DY GANGOT KANOSIN ME ARMË DHE GRABISIN 29 VJEÇARIN

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 1, 2017
  • 1 min read

Dy persona ende të paidentifikuar kanë kanosur me armë dhe i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash një 29 vjeçari. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-fusha e drurëve”. Një shtetas në bashkëpunim me një tjetër, të cilët po lëviznin me jë automjeti tip Volksëagen Golf-5, kanë kërcënuar me armë dhe i kanë marrë 4000 euro të riut.

NJOFTIMI Vlorë, Më datë 30.06.2017, rreth orës 23:00, në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-fusha e drurëve”, një shtetas (dyshohet në bashkëpunim me një tjetër), me anë të një automjeti tip Volksëagen Golf-5 dyshohet se nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistoletë) i kanë vjedhur shtetasit A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë, një sasi parash prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.


Comments


bottom of page