top of page

Temperatura rekord në qytetin iranian, fillon të shkrijë asfalti

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 1, 2017
  • 1 min read

Temperaturat e larta që po përjetojnë vendet e Iranit, ka bërë që të shkrijë edhe asfalti në rrugë.

Agjencia meteorologjike franceze postoi në Twitter se në qytetin e Ahvaz temperatura kishte arritur në "53.7 ° C".

Ky është një rekord absolutisht i ri dhe i pabesueshëm në Iran, se kjo ishte temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në qershor mbi Azinë kontinentale”, ka thënë agjencia meteorologjike.

Mediat ndërkombëtare bëjne me dije se në qytetet u bë aq nxehtë sa në disa rrugë filloi të shkrinte edhe asfalti, duke tmerruar shumë qytetarë.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të shmangin lëvizjet në orët e nxehta të drekës..joq.al/


Komentar


bottom of page