Sot dalin në protestë, por kë votuan më 25 qershor banorët e ish-parkut të autobusave?
- TheAlbanian Times
- Jul 1, 2017
- 1 min read
Zona e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet tashmë nuk do të ketë më lulishten që banorët e shfrytëzonin në orët e pasditeve për të dalë dhe për të gjetur sadopak qetësi.
JOQ.al ka trajtuar prej muajsh rastin e kësaj lulishteje, e cila do të zëvendësohet tashmë me disa pallate.
Ditën e djeshme punonjësit e “Lali Lekut”, filluan aksionin e tyre, duke bërë rrethimin, që u erdhi “surprizë” banorëve, sepse ata nuk i besonin zërat se do të shkatërrohej lulishtja e vetme në atë zonë.
Kjo sepse ata i besonin verbërisht Erion Veliajt dhe Edi Ramës, i besonin verbërisht programit të Rilindjes për më shumë hapësira të gjelbra, për më shumë parqe dhe lulishte.
Dhe pikërisht, këta banorë në zgjedhjet e 25 qershorit, i kanë dhënë Partisë Socialiste votat e tyre, që vetëm dje e kuptuan gabimin e rëndë që kishin bërë dhe plot mllef shpreheshin kundër, duke treguar se si u mashtruan.
“Lali Leku” priti pikërisht të kalonte 25 qershori për ta treguar veten e tij dhe për të nisur shkatërrimin e një hapësire që shfrytëzohej nga fëmijë, të rinj e të moshuar.
Ja pra, kjo është “Shqipëria që duan politikanët”! Vetë e kanë siguruar jetën e tyre mes hapësirave të gjelbra me vila luksoze, ndërsa qytetarëve “u marrin frymën” deri në ditën e fundit./joq.al/




Comments