PS mund ta shkarkojë si President, reagon "flakërimë" stafi i Metës
- TheAlbanian Times
- Jul 1, 2017
- 1 min read
24 korriku është data që Presidenti në detyrë Bujar Nishani ka dekretuar në lidhje me ceremoninë e betimit të Presidentit të zgjedhur Ilir Meta.
Në këtë datë do të mblidhet Kuvendi, por disa eksponentë të PS kanë bërë me dijë se nëse ky proces bojkotohet nga mospjesëmarrja e deputetëve, do të bëhet i mundur shkarkimi i Metës nga posti i Presidentit.
Në një reagim për mediat, burime nga stafi i Ilir Metës bëjnë të ditur se:
Deputetët e Kuvendit kanë detyrim kushtetues pjesëmarrjen në seancë, pasi duhet të respektojnë dekretin e Presidentit. Por edhe sikur një pjesë e tyre të mungojnë, kjo nuk e bën ceremoninë të pavlefshme. Pasi mjafton që në sallë të ketë edhe një prani minimale deputetësh. Nga pikëpamja ligjore, të gjitha pretendimet e hedhura në media nuk qëndrojnë, për sa kohë që proceduara parlamentare nuk paraqet asnjë pengesë për ceremoninë dhe pjesëmarrjen e ligjvënëseve,- shprehen burimet.
/joq.al/

Comments