Albano Bogdo i propozon live për martesë Xhensila Pere-s
- TheAlbanian Times
- Jul 2, 2017
- 1 min read
Në emisionin “Oktapod” të ditës së djeshme ka patur një moment mjaft interesant midis Albano Bogdos dhe Xhensila Peres.
Xhensila ishte e ftuar bashkë me disa personazhe të tjerë për të diskutuar rreth temës së Miss Universe Albania, por befas bie telefoni i moderatorit dhe mësohet se ka ardhur një mesazh nga Albano.
Ai shprehet se do që ta marrë Xhensilën për grua, një deklaratë mjaft e papritur kjo për vajzën e cila u emocionua dukshëm. Një moment interesant në emission ka qenë kur Xhensila e ka puthur nga telefoni Albanon.
Nuk dihet nëse ka apo jo ndonjë romancë mes të dyve por aktualisht Xhensila shprehet se nuk është e lidhur me ndonjë djalë.



コメント