Search
Vajza pret damarët në ambientet e punës, kolegët vënë duart në kokë
- TheAlbanian Times
- Jul 1, 2017
- 1 min read
Një rrobaqepësi në Durrës ka përjetuar një ngjarje jo të zakontë. Një vajzë e re ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke prerë damarët në ambientet e punës, duke tmerruar edhe kolektivin.
Ngjarja ka ndodhur në Shënvlash, një ditë më parë, në ambientet e punës në një rrobaqepsie. Sipas njoftimit të policisë, shtetasja F.S, 29 vjeç ka tentuar të presë damarët e dorës. Ndërsa sipas bluzave të bardha, pas mjekimit në spital ajo është larguar për në banesë.
Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e detyruan të renë të ndërmerrte një akt të tillë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Durrës, për vlerësim./joq.al/

Comments