top of page

SURPRIZA, NJË TJETËR ANËTAR I PD, SHPALL KANDIDATURËN PËR KRYETAR TË PARTISË (FOTO)

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 1, 2017
  • 1 min read

Gara për kreun e PD-së është e hapur dhe regjistrimet do të bëhen deri në datën 2 korrik dhe mund të konkurrojnë të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike.

Pas Eduard Selamit, ka ardhur një tjetër kandidaturë. Astrit Sinanaj nga Fieri, anëtar i PD-së dhe simpatizant ka vendosur që të shpallë veten si kandidat për kreun e partisë.

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:

Përshëndetje!

Unë anëtar i PDSH u ve ne dijeni, se nga sot shpall kandidaturën time, për vendin e kryetarit. Shpresoj te jem i duhuri e te realizoj arritjen e qëllimit te lindjes se kesaj force politike.

Ne se me besohet shërbimi i kryetarit nga anëtarësia, zotohem, se do te propozoj te vendosim se bashku, si parim baze: partia jone, jo vetëm te mos kërkoj u marri pushtet nga populli por ti a kthej atij edhe, kur me mashtrime i rrëmbehet nga te tjerë.

Për mua Demokracia është produkt i marrëdhënieve reciproke. Ajo ka dhe do te ketë si baze lirinë dhe pushtetin e popullit si pronë te tij dhe jo përvetësimin e tyre. Se bashku do te krijojmë demokracinë e kërkuar. Shpresoj e shume shpresoj qe te mirëkuptohem e te bashkëpunojmë për arritje ëndërrimtare.


Comments


bottom of page