top of page

Gafa e rradhës e Rudinës të lë me gojë hapur, nuk di më ç`ti thotë të ftuarës

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 30, 2017
  • 1 min read

Moderatorja Rudina Magjistari përcjell tek publiku gafa panumër. Ngatërresat apo lapsuset janë të kuptueshme, pasi prezantuesëve mund t`i ndodhi. Por, Rudina ka një tjetër problem. Ajo nuk di të përqëndrohet e aq më pak të bëjë pyetjen e duhur. Shpesh të ftuarit mundohen ta kuptojnë pse Rudina bën kaq shumë gafa. Mirëpo, publiku ende nuk e ka kuptuar se ku e ka mendjen Rudina gjatë kohës që bën emisionin e saj.

Një rast i fundit ka ndodhur ditën e djeshme, kur kishte të ftuar këngëtaren Silva Gunbardhin. Ndërkohë që Silva i rrëfeu që në fillim të intervistës se këtë verë do të sjellë tre projekte muzikore, mendja e Rudinës ishte diku tjetër.

Pasi ndoqën videoklipin që Gunbardhi ka prezantuar vetëm pak kohë më parë, Rudina i drejtohet të ftuarës duke e pyetur: “Pra ti vetëm këtë dhuratë ke për fansat këtë verë?”

Dhe Silva e cila ia kurseu një “Siç të thashë…”, iu përgjigj edhe njëherë se kënga në fjalë ishte vetëm një nga projektet e saj për këtë sezon.

Epo Rudina është Rudina dhe kjo nuk është më një çudi.


Comments


bottom of page