Dalin emrat, këta janë ministrat e rinj të kabinetit "Rama 2"
- TheAlbanian Times
- Jun 30, 2017
- 1 min read
Referuar listës paraprake me emrat e ministrave, që po qarkullon në orët e fundit vihen re katapultime të forta të figurave qendrore të PS-së në kabinetin “Rama 2”.
Burimet nga Partia Socialiste pohojnë për “BalkanWeb” se në kabinetin e tij qeveritar, Rama ka menduar edhe dy risi. Konkretisht raportohet se ai ka menduar të krijojë një ministri shtetit për Rajonin, në krye të së cilës pritet të shkojë Pandeli Majko. Si edhe mundësia që përbërja e kabinetit të ri të respektojë “kuotat gjinore”.
Lista paraprake e kabinetit “Rama 2”
Edi Rama – Kryeministër
Fatmir Xhafaj – Ministër i Brendshëm
Anastas Angjeli – Ministër i Financave
Arben Ahmetaj – Ministër i Ekonomisë
Damian Gjiknuri – Ministër i Transporteve
Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka – Ministre e Punëve të Jashtme
Ditmir Bushati – Ministër i Integrimit
Almira Xhembulla – Ministre e Mjedisit
Pandeli Majko – Ministër Shteti për Rajonin

Comments