Vjen nga Andorra, por harron ndeshjen, sulmuesit i shkrep live për nuse shqiptare
- TheAlbanian Times
- Jun 29, 2017
- 1 min read
24 orë para ndeshjes Skënderbeu-Sant Hulia që luhet për turin e parë të Europa League, sulmuesi i ekipit nga Andorra, Noah Bafoe ka pohuar live gjatë koferencës për shtyp se është gati të martohet me një vajzë shqiptare.
Duke përfituar edhe nga prania e një vajze bukuroshe nga Korça që bënte përkthyesen në konferencën e djeshme për shtyp, lojtari ganez nuk ngurroi as të flirtonte me të, shkruan "Panorama Sport".
"Më pëlqen shumë Shqipëria. Në këto pak orë sa kemi këtu, kam parë shumë vajza të bukura. Ja kjo që po përkthen, nëse është dakord, unë jam gati të martohem me të", ka thënë fillimisht sulmuesi ganez.
Mirëpo, ka marrë një përgjigje refuzuese nga përkthyesja korçare, e cila duke qeshur i tha:
"Shqipëria është larg nga Andorra, nuk mund të shkoj atje".
Por, Noah Bafoe vazhdoi me të tijën.
"Jam gati të qëndroj menjëherë pas ndeshjes në qytetin e Korçës dhe ja ku jam", shtoi sulmuesi, duke bërë që në sallë të plasnin të qeshurat.

Comentarios