top of page

Emocionuese në Kukës, gjyshi shoqëron mbesën në mbrëmjen e maturës

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jun 29, 2017
  • 1 min read

Mbrëmjet e maturës janë mjaft të veçanta. Janë të shumtë djemtë dhe vajzat që duan të shkëlqejnë atë mbrëmje dhe sigurisht duke bërë shpenzime të mëdha.

Nga ana tjetër, ka dhe nga ata që e shohin të veçantë dhe vërtetë duan të bëjnë diçka të të tillë, por pa shpenzuar shumë dhe pa e vrarë mendjen se kush do të jetë partneri i tyre, “ai me makinën më luksoze”.

Si në rastin e kësaj maturanteje nga qyteti i Kukësit, e cila ka zgjedhur jo vetëm që të mos shpenzojë shumë për këtë mbrëmje, por dhe të zgjedhë dikë mjaft të veçantë si partner.

Vajza ka shkuar së bashku me gjyshin e saj, të dy të veshur me veshje tradicionale.

Nuk është hera e parë që vajzat maturante të Kukësit zgjedhin veshjet tradicionale, edhe një vit më parë kishim 2-3 raste të ngjashme që, me sa duket do të vazhdojnë të jenë në modë.

Bukur, apo jo?

/joq.al/


Comments


bottom of page