Search
Detaje/Kush është djali që vrau prindërit sot në Durrës
- TheAlbanian Times
- Jun 29, 2017
- 1 min read
Ka rënë në prangat e policisë autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në fshatin Xhafzotaj në Durrës. Ai është Leo Nika ndërsa dyshohet se vuan nga problemet mendore.
Nika mendohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka vrarë prindërit brenda në banesën e tyre.
Në pranga ka rënë Nika si dhe është sekuestruar arma e zjarrit të llojit “çifte”. Leo Nika do të pyetet më tej nga policia, ndërsa viktima kanë ngelur 75-vjeçari Ali Nika dhe Jetnie Nika.

Comments