Ambra fëlliq publikisht Elsamedin, i nxjerr bojën: Me mua ti vetëm dy herë ke dalë
- TheAlbanian Times
- Jun 29, 2017
- 1 min read
Një ndër çiftet më të përfolur të këtij edicioni të “Big Brother” ishin edhe Ambra me Elsamedin.
Pasi vendosën që të luanin veç e veç në garë, marrëdhënia e tyre u përkeqësua.
Më keq akoma, gjithçka u acarua me përfundimin e Big Brother.
Konfliktet e tyre vazhduan në rrjetet sociale dhe duket se përplasjet nuk do të kenë fund.
Ditën e sotme, Ambra ka bërë një status të gjatë kundër ish-partnerit.
Hala nuk u lodhe duke kërkuar vëmendje. Mbarove për pak famë o Elsamed. As Big Brother nuk ta dha famën. Më vjen keq për ty dhe për ata që besojnë fjalët e tua dhe si mundohesh të ulësh një femër si unë kur ti dy herë ke dalë me mua. Por unë nuk kam lindur të të përshtypje ty, as publikut, kam lindur të jetoj jetën time si çdo person në botë, por me ty paska ndodh e kundërta. Më vjen keq për ty. Puc e ki” shkruan ajo në Instagram.

Comments